LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e filmave pornografikë tregon si t’i hiqni qimet në vendet intime

Aktorja e filmave pornografikë tregon si t’i hiqni qimet në vendet intime

Kur është fjala për heqjen e qimeve aty poshtë, mund të themi se aktoret e filmave pornografikë janë ndoshta më të mirat në këtë fushë.

Fatmirësisht, një aktore e këtyre filmave tani ka ndarë me publikun këshillat e saja për rrojë sa më të mirë dhe më të lehtë, transmeton Telegrafi.

Dillion Harper ka zbuluar për ‘PopSugar’ se më shumë preferon t’i heqë qimet përmes rruajtjes sesa përmes heqjes me dyllë.

Në foto: Dillion Harper

Ajo pastaj ka shtuar se gjithmonë përdor brisk të freskët të rrojës dhe e fillon heqjen e qimeve vetëm pasi fillimisht t’i ketë zbutur qimet dhe t’i ketë mbushur shkumë.

Pas rrojës, ajo e pastron veten me ujë dhe aplikon aloe vera në mënyrë që ta reduktojë acarimin e lëkurës. /Telegrafi/