LAJMI I FUNDIT:

Aktorja më e bukur në botë ka zbuluar formulën e bukurisë: Këtu qëndron sekreti i rinisë së Jesicca Alba-s

Aktorja më e bukur në botë ka zbuluar formulën e bukurisë: Këtu qëndron sekreti i rinisë së Jesicca Alba-s

Edhe pse gjendet në decenien e katërt të jetës, me kalimin e viteve ajo duket gjithnjë e më e re

Edhe pse gjenetika ka meritë goxha për dukjen rinore të saj, aktorja holivudiane në një intervistë për revistën “Vogue” ka zbuluar që ka edhe rutinë ditore të cilën kurrë nuk e anashkalon, kur është fjala për kujdesin e lëkurës dhe fytyrës.


Rutinën e mëngjesit e fillon me larjen e syve, pastaj në fytyrë aplikon maskë antioksiduese të cilën e përdor çdo ditë, transmeton Telegrafi.

“Vë maskën në fytyrë pas stërvitjes dhe shkoj të pi kafe bashkë me fëmijët. Pas maskës, radhën e ka kremi cilësor hidratues, ndërsa më vonë godit lehtë fytyrën me shuplaka, që është një këshillë që e kam marrë nga një mike koreane.

Dhe kjo nuk është fundi i goditjeve të lehta, sepse pas këtyre veprimeve, vë kremin me bazë uji në sasi të mjaftueshme madje me ndihmën e një pajisjeje e cila nxit qarkullimin e gjakut. Pastaj në radhë është edhe pilingu i buzëve, më pas i lyej me balsam ushqyes.

Veprimi i fundit është vënia e maskës me xhel në zonën nën sy.”

Me laps mbush vetullat, por edhe i kreh në drejtimin lart në mënyrë që të krijoj përshtypjen që janë natyrshëm të shprishura. Gjithashtu me laps të syve me ngjyrë të kafenjtë u jep dukje plotësuese, dhe në fund të gjitha i rrumbullakon me një shtresë të mirë maskare. Alba aplikon një përzierje të buzëkuqit më të lehtë dhe më të errët në buzët e saj, të cilat i fërkon me gishta.

/Telegrafi/