LAJMI I FUNDIT:

Aktorja 42 vjeçare duket sikur është në të njëzetat, ajo përdor të njëjtin produkt qe 15 vjet

Aktorja 42 vjeçare duket sikur është në të njëzetat, ajo përdor të njëjtin produkt qe 15 vjet
(Foto: Instagram/amberlancaster)

Amber Leigh Lancaster refuzon të gjitha procedurat estetike, ndërsa duket dyfish më e re se mosha që ka.

Modelja, aktorja dhe dizajnerja e enterierëve u bë e famshme për rolin e saj në spektaklin e MTV-së, “The Hard Times by RJ Berger”.

Amerikania u bë nënë në moshën 39 vjeçare, kur vuajti nga komplikime të rënda shtatzënie dhe shumë nga fansat e saj po kërkonin që ajo të përmbushte rolin e saj si nënë.

(Foto: Instagram/amberlancaster)

Shumëkush mendoi se ajo ishte shumë më e re në moshë, andaj së fundmi i ka tronditur të gjithë duke pranuar se në fakt është 42 vjeçare.

Të gjithë mendonin se ajo ishte maksimumi 25 vjeçare, ndërsa Amber e ka treguar sekretin e dukjes rinore.

(Foto: Instagram/amberlancaster)

Ndër produktet kozmetike që përdor, ajo përmend shpesh në rrjetet sociale kremin tretinoin, i cili sipas saj ia ka shpëtuar me të vërtetë lëkurën. Megjithatë, ka paralajmëruar gjithashtu se ky lloj trajtimi nuk është për çdo lloj lëkure dhe se është e nevojshme që fillimisht të konsultoheni me një dermatolog.

(Foto: Instagram/amberlancaster)

“Ju keni nevojë për një recetë për të, dhe unë e kam përdorur për 15 vjet dhe ma ka rilindur lëkurën”, është shprehur aktorja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/amberlancaster)

(Foto: Instagram/amberlancaster)

(Foto: Instagram/amberlancaster)

(Foto: Instagram/amberlancaster)