Tom Cruise thuhet se i janë vjedhur bagazhe me vlerë mijëra eurosh pasi hajdutët morën BMW-në e truprojës së tij në vlerë prej 100,000 funtesh (116 mijë eurosh).
Ylli i filmit, 59 vjeç, aktualisht është në Mbretërinë e Bashkuar duke xhiruar skena për “Mission: Impossible 7” dhe u tha se ishte tejet i zemëruar kur mësoi për vjedhjen, shkruan DailyMail.
Sipas The Sun, hajdutët përdorën një skaner për të klonuar sinjalin nga ndezja e automjetit ndërsa ishte parkuar jashtë në parkingun e “The Grand Hotel” në Birmingham.
Një burim i tha tabloidit britanik: “Tom ka lëvizur gjatë gjithë kohës me veturë ndërsa ishte në Birmingham dhe disa nga bagazhet dhe gjërat e tij ishin brenda tij kur ai u vodh”.
“Policia më pas e ka gjetur veturën falë një pajisje elektronike të përcjelljes, por gjithçka brenda saj ishte zhdukur”, tha burimi.
“Është një siklet i madh për ekipin e sigurisë dhe djali që punon si shofer i aktorit ishte duke u çmendur – por jo aq i nervozuar sa Tomi!”, shtoi më tej burimi.
Truproja përgjegjëse për stafin e sigurisë së Tomit thuhej se kishte bërë zbulimin e veturës së vjedhur herët në mëngjes të mërkurën.
Burimet e brendshme thanë se hajdutët ishin në gjendje të vidhnin veturën vetëm brenda pak minutave pasi u la jashtë hotelit, i cili është vetëm dy minuta më këmbë nga selia e Policisë në West Midlands.
Thuhet se Tom po xhironte skenat për filmin e suksesshëm në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atwell.
Truproja e kishte vozitur automjetin e Tomit – i cili mund të ecë nga 0-60 kilometra në orë në 4.7 sekonda – për ditë të tëra nëpër kryeqytet.
BMW mendohet të mos ketë qenë në një parking të sigurt, të mbrojtur nga barrierat që rekomandohet nga hoteli.
Tom ka udhëtuar për në Birmingham me helikopter nga një rezidencë luksoze në Kent dhe vetura kishte qenë në gatishmëri për ta mbledhur.
DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e shtypit të Tom Cruise dhe Policisë së West Midlands për të marrë një koment mbi ngjarjen, por nuk janë prononcuar deri më tani.
Makinat moderne përdorin hyrjen pa çelës dhe mashtruesit kapin sinjale duke e bërë veturën të aktivizohet pa çelës automatik.
Kjo mund të mashtrojë veturën duke menduar se çelësi është afër dhe do të zhbllokohet. Pasi hajduti të jenë brenda automjetit, procesi mund të përsëritet për të ndezur motorin.
Hajdutët gjithashtu mund të kenë bllokuar çelësin automatik të shoferit duke transmetuar të njëjtën frekuencë radioje të përdorur për të kyçur makinën e cila më pas do t’u jepte atyre akses në pajisjet e saj kompjuterike.
The Sun raporton se kompania BMW furnizoi aktorin me një veturë identike zëvendësuese brenda disa orësh nga vjedhja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gigi Hadid përballet me një incident në garderobë në një event në New York

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Kanye West dhe Bianca Censori shfaqen së bashku mes thashethemeve për divorc

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës