Aktori i “Star Trek” vdiq në moshë 27 vjeçare, por cilët ishin të famshmit tjerë që ndërruan jetë në këtë moshë (Foto)

“Klubi 27” është një term që i referohet një numri të yjeve të njohura, kryesisht të muzikës, që kanë vdekur në moshë 27 vjeçare, zakonisht si pasojë e abuzimit me alkool dhe drogë, apo me dhunë, në formë vrasjeje apo vetëvrasjeje.
Numri i të famshmëve që kanë vdekur pikërisht në këtë moshë dhe rrethanat e çuditshme të vdekjeve të tyre të parakohshme, kanë nxitur dyshime se diçka e pazakontë po ndodh.
Gjithçka kulmoi me vdekjen e Kurt Cobain në vitin 1994, i cili bëri vetëvrasje në moshë 27 vjeçare dhe që atëherë lindi ideja e “Klubit 27”.
Në vitin 2011 këtij ‘klubi’ iu bashkua edhe këngëtarja Amy Winehouse që riktheu vëmendjen mediatike te i ashtuquajturi “Klubi 27”.
Dhe tani, vdekja e aktorit Anton Yelchin, sërish rikujton “moshën kritike” për vdekjen e personaliteteve të njohura. /Telegrafi/
LEXONI PO ASHTU: Ndërron jetë në moshë 27 vjeçare aktori i “Star Trek”





























































