Aktivistët pro-palestinezë thonë se janë futur 'pa u vënë re' në bazën ushtarake britanike dhe kanë dëmtuar dy aeroplanë ushtarakë
Aktivistët pro-palestinezë nga grupi Palestina Action thanë se kishin hyrë në një bazë të Forcave Ajrore Mbretërore në Anglinë qendrore të premten dhe kishin dëmtuar dy aeroplanë ushtarakë.
Madje, grupi i fushatës Palestina Action tha se aktivistët e tij kishin hyrë në bazën Brize Norton në Oxfordshire dhe kishin ikur pa u vënë re, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Fluturimet nisen çdo ditë nga baza për në RAF Akrotiri në Qipro", tha grupi në X të shoqëruar me pamje video.
"Nga Qiproja, aeroplanët britanikë mbledhin informata, furnizohen me karburant avionët luftarakë dhe transportojnë armë për të kryer gjenocid në Gaza".
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka reaguar duke thënë: "Ne e dënojmë fuqimisht këtë vandalizëm të aseteve të Forcave Ajrore Mbretërore. Po bashkëpunojmë ngushtë me policinë që po heton”.
BREAKING: Palestine Action break into RAF Brize Norton and damage two military aircrafts.
Flights depart daily from the base to RAF Akrotiri in Cyprus.
From Cyprus, British planes collect intelligence, refuel fighter jets and transport weapons to commit genocide in Gaza. pic.twitter.com/zzmFqGKW8N— Palestine Action (@Pal_action) June 20, 2025
"Forcat tona të Armatosura përfaqësojnë më të mirën e Britanisë. Ata vunë jetën e tyre në rrezik për ne, dhe shfaqja e tyre e detyrës, përkushtimi dhe sakrifica personale pa interes janë një frymëzim për të gjithë ne. Është përgjegjësia jonë të mbështesim ata që na mbrojnë".
Brize Norton është baza më e madhe e RAF-it në vend me afërsisht 5,800 anëtarë shërbimi, 300 staf civil dhe 1,200 kontraktorë. /Telegrafi/






























