Aktivistët hebrenj akuzojnë ushtarët e shtetit të tyre

Anija “Irene” me mbi dhjetë hebrenj në bord, pesë prej të cilëve u arrestuan më pas nga ushtria e Izraelit, u nis për të thyer bllokadën e Gazës dhe për të dërguar në atje ndihma ushqimore dhe medikamente. Nga ana tjetër, ushtria izraelite ngul këmbë se ka marrë kontrollin e varkës pa asnjë incident.
Mes aktivistëve të paqes ishte edhe ish piloti i forcave ajrore të izraelit, Yonathan Sapira, i cili deklaroi se asnjëri nga aktivistët nuk përdori dhunë. Ndërsa ushtarët izraelitë sipas tij i trajtuan çnjerëzisht, duke i goditur me duar dhe duke përdorur elektroshokun.
Po ashtu mes aktivistëve ishte edhe 82-vjeçari Reuben Moskovitz, i cili kishte shpëtuar nga gjenocidet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se si pasojë e gjenocidit nazist, akoma zgjohet i traumatizuar nga gjumi, dhe se nuk u dëshiron të njëjtën gjë fqinjëve të vet. /Telegrafi/














































