LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.I. dhe V.I.

Prokuroria njoftoi se në muajin shtator 2018, në komunën e Gjilanit, i pandehuri E.I., me veprim të drejtpërdrejtë dhe me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin E.Z., në atë mënyrë që i përgatitur me armë dhe sëpatë shkon te shtëpia e të dëmtuarit dhe derisa tenton të shkrepë me armë në drejtim të tij, aty ndërhyn i pandehuri V.I., i cili e pengon këtë veprim, me ç’rast arma shkrepë para këmbëve të të pandehurit.

“Me këto veprime, i pandehuri E.I., ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


Gjithashtu, i pandehuri E.I, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtur në pronësi armë zjarri dhe pesë (5) fishek, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri V.I., pas rastit të ndodhur, ka mbajtur në posedim të njëjtën armë në shtëpinë e tij, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, në aktakuzë i është propozuar gjykatës, që të pandehurit E.I, t’i shqiptoj dënim plotësues – konfiskimin e armës dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori