LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Aktakuzë për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28 paragrafi 1, veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 e lidhur me paragrafin 1 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.K., me dashje eventuale ndërmerr veprime për kryerjen e veprës penale, por vepra nuk realizohet, në atë mënyrë që me datë 21.08.2019 rreth orës 15:50, në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren, për shkak të mosmarrëveshjes me fqiun P.K., i cili i kishte vendosur skelet në oborrin e tij pa e pyetur, e kërcënon me pistoletë të njëjtin deri sa ishte në skele, për çka ndërhyn vëllau i P.K., i dëmtuari A.K., duke ia kapur dorën ku e kishte pistoletën dhe gjatë përleshjes, i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit të tij, dhe ai e pranon shkaktimin e saj, me ç’rast shkrep njëherë me pistoletën e tipit “Ecol”, dhe me një plumb e godet të dëmtuarin në nofullën e poshtme të djathtë, duke i shkaktuar thyerje të shumëfishta dhe të cilit njeherit i shkakton lëndim të rëndë trupor me dëmtim të përkohshëm dhe serioz të shëndetit dhe paaftësim të përkohshëm në punë. Me këto veprime i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Tentim vrasje” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, në vend dhe kohë të njëjtë, i pandehuri F.K., me përdorim të armës seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalë, vepra apo gjeste, në atë mënyrë që fillimisht derisa i dëmtuari
P.K., ishte në skele, e kërcënon me fjalë dhe ia drejton pistoletën e tipt “Ecol”.

Sipas njoftimit për media i pandehuri F.K., ka përmbushur elementet e veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprat penale të cilat i vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori