Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet Sh.S., M.M. dhe B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Në një njoftim për media, thuhet se sipas aktakuzës, me datë 29.06.2019 pas mesnatës në Autostradën “Ibrahim Rugova “ tek ura, në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës, të akuzuarit nga pakujdesia shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen e dy personave.
“Të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë ‘Sharr Travel’, ndalin autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobil dhe disa lista të udhëtarëve. Fillimisht ndalet i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, kurse i pandehuri B.B., ndalet nga ana e kundërt. I pari nga autobusi i të pandehurit Sh.S., del i ndjeri G.G., për ta trupuar trasenë, ku bie poshtë. Në ndërkohë, vie me autobus nga kahja e njëjtë i pandehuri M.M., ku nga autobusi del i ndjeri A.B., ku bie poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kahjeve që ndajnë autostradën”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të KPR-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë