LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për dy persona për grabitje në një pompë të derivateve

Aktakuzë për dy persona për grabitje në një pompë të derivateve
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., dhe B.Z., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer një grabitje në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas aktakuzës, më 16 korrik rreth orës 04:20 minuta në njërën nga pikat e karburantit në fshatin Piranë – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit M.Sh., dhe B.Z., me përdorim të forcës dhe të kanosjes me armë e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të pompës së derivateve, në atë mënyrë që të akuzuarit maskohen dhe armatosen dhe me veturën ”VË Golf 5”, me targa të vendosura vetëm përpara të vjedhura nga automjeti tjetër i tipit “Mercedes Benz 124”, vijnë me shpejtësi të vrullshme në pikën e karburanteve me ç’rast i akuzuari i parë M.Sh., me pistoletë hynë në marketin e kësaj pike dhe nën kërcënim të armës e godet dhe e shtrin në tokë punëtorin J.M., ashtu që grabit kasafortën në të cilën ka pasur para në shumë prej 757 euro dhe merr disa pako të cigareve “Ëinston”.


Ndërsa, i akuzuari i dytë B.Z., i cili po ashtu ishte i maskuar drejton pushkën automatike AK 47 duke kërkuar para punëtorit J.B., i cili gjendej në kabinë, dhe pasi i akuzuari i parë M.Sh., del nga marketi me kasafortë, këta me shpejtësi hyjnë në veturë dhe nisen në drejtim të Gjakovës duke dëmtuar pompën e derivateve në fshatin Piranë, në shumë prej 757 euro.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit M.Sh., dhe B.Z., kanë përmbushur elementet e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila u vihen në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori