LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për dhunë në familje ndaj një personi në Suharekë

Aktakuzë për dhunë në familje ndaj një personi në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren i ka propozuar Gjykatës që të shpallet fajtori burri nga Suhareka i cili ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, prokuroria ka bërë të ditur se i pandehuri gjatë dy ditëve radhazi, në fillimin të muajit mars të këtij viti kishte ushqtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., me datë 08.03.2020 rreth orës 23:00, si dhe me datë 09.03.2020 rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij F.E. Me këto veprime, i pandehuri A.E., ka përmbushur elementet e veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori