LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, dyshohet se grabiti mbi 20 mijë euro në një këmbimore

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, dyshohet se grabiti mbi 20 mijë euro në një këmbimore
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër F.I., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari, F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarit I.H., zyrtar i këmbimores, në atë mënyrë që shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25.000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22.950 euro dhe posa fillon i dëmtuari t’i numërojë 20.000 euro i akuzuari e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karriga e godet me grusht, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20.000 euro.

“Po ashtu, i akuzuari F.I., me datë 31.08.2021, rreth orës 20:20 në Prizren, në afërsi të objektit BQK-së, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër të dëmtuarit E.B., në atë mënyrë që i afrohet të dëmtuarit duke e pyetur ‘sa po shkojnë frangat zvicerane’ dhe pajtohen për këmbim kinse të 2000 frangave. Gjatë kohës që i dëmtuari numëronte shumën prej 1820 euro, i akuzuari e godet me grusht të dëmtuarin E.B., me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, i merr paratë dhe largohet me vrap në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.


Me këto veprime i akuzuari F.I., ka kryer veprën penale “Grabitja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori