LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër tre personave, dyshohet se keqpërdorën mbi 104 mijë euro të QKUK-së me tenderin për kamera

Aktakuzë kundër tre personave, dyshohet se keqpërdorën mbi 104 mijë euro të QKUK-së me tenderin për kamera

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të cilët dyshohen për keqpërdorim të mbi 104 mijë eurove në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me një tender për sistemin e kamerave. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.H., L.J. dhe Y.K., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Sipas aktakuzës, më 22.12.2020, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë (IT), në QKUK, në bashkëkryerje dhe në kundërshtim me Ligjin me Nr.04/L-042, për Prokurimin Publik, kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo tjetrin, duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që në aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe montimi i Sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, kontratë e nënshkruar në mes të QKUK dhe operatorit ekonomik “Artech”, tërë aktivitetin e kryer në dhjetor të vitit 2020, përfshirë pranimin e mallit, ekzekutimin  e punimeve dhe pranimin teknik të punimeve, kanë nënshkruar një raport fiktiv e që ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike, kështu duke i shkaktuar dëm material në shumën prej 104,751.00  euro, QKUK-së, transmeton Telegrafi.

Ndalohet zyrtari i SHSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës
Lexo po ashtu Ndalohet zyrtari i SHSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, po ashtu i njëjti ka propozuar që të pandehurve t’u shqiptohet dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, konform dispozitave të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paguar 104,751 euro në shtator të vitit 2020  për furnizim me kamera për objektet brenda këtij institucioni, si dhe dhomën e monitorimit të tyre. Por në fakt ky projekt nuk u realizua kurrë pasi në depon e QKUK-së nuk gjenden fare pajisjet e blera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori