LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzat e reja ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Politikë apo drejtësi?

Aktakuzat e reja ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Politikë apo drejtësi?

Ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër bashkëpunëtorëve të tij ka nxitur debate të ashpra dhe reagime të shumta.

Aktakuza, që përfshin pretendime për ndikim mbi dëshmitarët, u bë publike më 6 dhjetor dhe është cilësuar nga kritikët si një tjetër përpjekje për të njollosur figurat udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lirim Mehmetaj: Gjykata Speciale, instrument politik

Analisti Lirim Mehmetaj e quajti aktakuzën një zhvillim banal dhe pjesë të një agjende politike. “Gjykata Speciale është një instrument politik, jo juridik. Nuk është nevoja të jesh jurist i diplomuar për të kuptuar absurditetin e kësaj aktakuze,” tha Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”.


Ai kritikoi edhe akuzat për “tentim të tentimit të ndërhyrjes”, duke e konsideruar një koncept të pabazë juridikisht dhe një padrejtësi të qartë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Xhevdet Qeriqi: Një përpjekje për të njollosur UÇK-në

Kryetari i OVL-UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tha se kjo aktakuzë është një vazhdimësi e përpjekjeve të Gjykatës Speciale për të deformuar të vërtetën e luftës së UÇK-së. Ai theksoi se këto procese nuk arrijnë të dëshmojnë krime konkrete, por përpiqen të njollosin luftën e drejtë të UÇK-së.

“Gjykata Speciale nuk ka hetuar asnjëherë krimet e kryera nga Serbia në Kosovë. Prokurorët, që kanë shërbyer më parë në EULEX dhe UNMIK, po vazhdojnë të anashkalojnë krimet serbe,” tha Qeriqi.

Tomë Gashi: Gjykata Speciale s’ka pasë degë në Prishtinë, por në Beograd

Avokati Tomë Gashi kritikoi bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me institucionet serbe, duke e quajtur këtë një praktikë të rrezikshme për drejtësinë në Kosovë. “Gjykata ka dështuar me aktakuzat e mëparshme dhe po përpiqet të krijojë raste të reja për të justifikuar ekzistencën e saj,” tha Gashi.

Analisti Ismail Tasholli e quajti maskaradë aktakuzën e re, duke akuzuar Gjykatën për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë dhe për përdorimin e dokumenteve të dyshimta nga Serbia.

Sadri Ramabaja: Thaçi nuk mund të ndihmojë PDK-në nga Haga

Ndërkohë, analisti Sadri Ramabaja kritikoi Hashim Thaçin për përpjekjet e tij për të ndikuar politikisht nga Haga. Sipas tij, Thaçi nuk mund ta ndihmojë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe përpjekjet e tij janë të kota.

Një pjesë e madhe e seancave të Gjykatës Speciale të mbyllura për publikun, procesi kundër Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij po përballet me kritika të shumta për mungesë transparence dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve. Debati mbi këtë çështje vazhdon të polarizojë opinionin publik dhe politikën në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori