LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet vetura me të cilën po udhëtonte Albin Kurti në Tiranë – deklarohet Vetëvendosje

Aksidentohet vetura me të cilën po udhëtonte Albin Kurti në Tiranë – deklarohet Vetëvendosje

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili këtë të diel ka vizituar Tiranën, është aksidentuar duke u kthyer në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.


“Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Manxhuka.

Kurti në Tiranë nuk e takon Ramën, e lë për herën tjetër
Lexo po ashtu Kurti në Tiranë nuk e takon Ramën, e lë për herën tjetër

Ndërkaq, mësohet se pas aksidentit, Kurti është transportuar me veturën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Kurti, gjatë qëndrimit në Tiranë, para gazetarëve, ka folur për refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri
Lexo po ashtu Kurti në Tiranë: Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri

Po ashtu i pyetur për takimin me Ramën, ka thënë se do ta takojë herën tjetër pasi ka angazhime në Prishtinë.

“Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, ka thënë Kurti./Telegrafi/