Aksidentohen pesë vetura në Komoran - përfshihet edhe një autoambulancë, lëndohen disa persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Komoran.
Në këtë aksident sipas pamjeve të publikuara shihet se janë përfshirë 5 vetura mesin e tyre edhe në autoambulancë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha i cili bëri të ditur se disa persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë -Prishtinë afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku ku te përfshira kane qene 5 automjete dhe disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostradë janë duke u marr me procedurat e nevojshme te vendit te ngjarjes dhe identifikimin e shkaktareve te këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka shtuar se sot ka pas raportime edhe për aksidente tjera, ku njësitet policore kane reaguar me kapacitetet ne dispozicion.
“Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti tek shoferët e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, posaçërisht kujdes të shtuar të kenë gjatë periudhave kur kemi reshje atmosferike kur zvogëlohet dukshmëria dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme”, tha Hoxha.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr veprime aktive ne menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve duke angazhuar njësitet relevante të saj ne funksion të zbatimit të ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor. /Telegrafi/



















































