Policia e Kosovës ka dalë me detaje rreth aksidentit të rëndë të trafikut sot në Zabel të Ulët të Drenasit.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë aksident lëndime kanë pësuar dy persona.


“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i Ulët i Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.