Aksidenti tragjik në Trubarevë të Shkupit, shoferi me prezencë të alkoolit në gjak

Gjatë ditës së djeshme (e dielë, 11 tetor, 2020) në lagjen Trubarevë në Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku kanë humbur jetën një person 40 vjeçar dhe një fëmijë 10 vjeçar.
Personi i dyshuar për aksidentin e tmerrshëm është i moshës 72 vjeçare i cili më vonë ka rezultuar i ndikuar nga alkooli pasi nga analizat e bëra i është gjetur alkool në gjak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka qenë duke vozitur veturën me shpejtësi tepër të madhe, duke shkaktuar aksident ku për vdekje në vendin e ngjarjes ka shtypur 40 vjeçarin dhe ka dëmtuar 10 vjeçarin që ka pritur në stacionin lokal të autobusit. Fëmija, gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Shoferi i veturës BMW dyshohet për lëndën - rrezikimin e jetës dhe pronës në komunikacion. /Telegrafi/

















































