Një aksident tragjik, që kishte ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj dhe kishte rezultuar me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë, është trajtuar në mënyrë shembullore nga kompania e sigurimeve “Scardian”.
Pas përfundimit të plotë të trajtimit të rastit është bërë e ditur se “Scardian Sigurime” ka realizuar një ndër pagesat më të mëdha të dëmshpërblimit në industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Palët e dëmtuara janë kompensuar brenda kuadrit të përgjegjësisë për sigurimin TPL (Përgjegjësia e Detyrueshme Motorike), me një vlerë totale që arrin në 600,000 Euro. Kjo përbën një nga marrëveshjet më të mëdha jashtëgjyqësore për dëmshpërblim, njëherazi dëmshpërblimi më i madh per këtë vit, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e kompanisë “Scardian”.
Ky rast u trajtua në harmoni të plotë dhe profesionalizëm të lartë ndërmjet kompanisë së sigurimeve “Scardian” dhe përfaqësuesve ligjorë të palës së dëmtuar, avokatëve Sheremet Ademi, Leutrim Ademi dhe Alban Ademi, pa nevojën për ndërhyrjen e gjykatave kompetente. Marrëveshja përfshiu kompensimin e plote te ngjarjes sipas përgjegjësisë.
Duke nënvizuar standardet e larta të shërbimit, kompania “Scardian Sigurime” realizoi pagesën e kompensimit të dëmit brenda 24 orëve nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.
Ky zhvillim nxjerr në pah domosdoshmërinë e sigurimeve si një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e ngjarjeve tragjike. Sigurimet jo vetëm që ofrojnë mbështetje financiare në raste të tilla, por gjithashtu ulin ndjeshëm stresin dhe vështirësitë me të cilat përballen të prekurit.
“Sigurohuni sot për një të nesërme më të sigurt,” është thirrja që çdo qytetar duhet ta ketë parasysh. Në raste fatkeqësie, të qenit i siguruar mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm për ju dhe të dashurit tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi