Aksidenti në Kaçanik, ndërron jetë në QKUK një person

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke u trajtuar në QKUK pasi kishte marrë lëndime trupore që kishte marrë në një aksident në fshatin Begrace të Kaçanik.
Sipas raportit bëhet e ditur se lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve. /Telegrafi/



















































