LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti i kamionit me veturat në Prishtinë, emergjenca thotë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Aksidenti i kamionit me veturat në Prishtinë, emergjenca thotë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Specialistët në Klinikën Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibrahim Maliqi, specializant i mjekësisë Emergjente, ka thënë se të lënduarit përafërsisht janë të lindur më 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992.

“Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’, kanë ardhur në emergjencë tre pacientë – kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT e kokës edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë ‘Pastrimi’, punëtorë që ka qenë në kamionë – përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992”, tha ai.


Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë
Lexo po ashtu Momenti kur shoferi humb kontrollin mbi kamionin, kalon rrugën dhe përplaset me shpejtësi me veturat në Prishtinë

Në qendrën emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Pastrimi”, i cili nuk ka dashur të flasë para kamerave.

I njëjti ka thënë për KosovaPress se punëtori i cili ndodhej në kamion është mirë dhe se nuk dëshiron të flasë më shumë rreth këtij rasti./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori