LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas – Komoran.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti


“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/