LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Vodno, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Vodno, ka të lënduar

Para pak orësh në Vodno të Shkupit ka ndodhur një aksident në mes disa motoçiklistëve garues dhe disa çiklistëve ku kanë mbetur rëndë të lënduar dy veta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbritur edhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët kanë hetuar rastin dhe kanë ndihmuar të lënduarit.

Trafiku ka qenë i bllokuar për disa minuta deri sa është pastruar vendi./Telegrafi/