LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, lëndohen katër persona

Aksident i rëndë në autostradën Vlorë-Fier, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Akerni. Nga aksidenti kanë marrë lëndime trupore katër persona, bëhet fjalë për dy vajza dhe prindërit e tyre.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euronews Albania, Greta Haska, aksidenti ka ndodhur pasi automjeti me të cilin udhëtonin pjesëtarët e kësaj familjeje ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë shkuar 4 ambulanca si edhe efektivë të policisë. /Euronews/