LAJMI I FUNDIT:

Aksident pranë liqenit të Badovcit, lëndohen katër persona

Aksident pranë liqenit të Badovcit, lëndohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:03, përkatësisht pranë liqenit të Badovcit, në magjistralen Prishtinë-Gjilanë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura.


“Në ora 12:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (Badovc). Të përfshira në aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin. /Telegrafi