LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, vdes një femër

Aksident në rrugën Prishtinë- Mitrovicë, vdes një femër

Si pasojë e një vetë-aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë, në rrethrrotullimin afër fshatit Mazgit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë  ka ndodhur një aksident trafiku (Vetaksident) rrugor me fatalitet dhe lëndime të rënda ku është i përfshirë një automjet i tipit Shkoda Fabia, ngjyrë e hirit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë, përderisa njëri prej të lënduarve sipas informatave nuk ka mundur të mbijetojë”, ka thënë Hoxha.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilët po merren me rastin.

Në lidhje me rasti është njoftuar edhe Prokurori kujdestar dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt, derisa trupi i pajetë të dërgohet në mjekësinë ligjore për obduksion.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe të tjerëve varet në masë të madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave në trafik nga vet drejtuesit e automjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori