Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi mbrëmjen e së enjten në Pestovë të Vushtrrisë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Sipas tij, në aksident ishin të përfshira të vetura.

“2 persona janë lënduar në një aksident mes dy veturave në Pestovë”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/