Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (9 dhjetor) në Gllarevë të Klinës.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa tre persona janë dërguar në QKMF të Klinës për tretman mjekësor.


“Sot rreth orës 09:06, ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë”, tha Gashi.

“Në aksident janë të përfshira katër vetura, tre persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për tretman”.

“Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, përfundoi Gashi. /Telegrafi/