E plotësuar: Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merret me rastin e aksidentit.

Siç njofton policia, i lënduari i cili është mirëmbajtës i autostradës, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.


Ndërkaq po ashtu është bërë e ditur se drejtimi i autostradës për Prishtinë, është mbyllur përkohësisht.

***

Një tjetër aksident komunikacioni ka ndodhur të shtunën, rreth orës 16:00, në autostradën "Arbën Xhaferi."

Siç mëson Telegrafi, një punëtor i  kompanisë që mirëmban autostradën, është lënduar, pasi është goditur nga vetura e KFOR-it amerikan.

Sipas fotografive të dërguara nga një lexues, shihet vetura e KFOR-it, e rrokullisur.

Poashtu ushtarët amerikanë, duke i dhënë ndihmën e parë të lënduarit.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për detaje të tjera, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Duhet kujtuar, se ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur këtë të shtunë.

Katër persona kanë gjetur vdekjen sot në dy aksidente të ndara. Tre kanë vdekur nga një aksident që ka ndodhur në Duhël të Suharekës ndërsa një person ka vdekur në një aksident në Vitomiricë të Pejës./Telegrafi/

54191370 433863944088642 1910531058193924096 n

53892542 379285856254580 9086535916402507776 n

54523928 527583714433921 924195529519267840 n

54211618 389825611808616 4521339525930156032 n

54515779 1227224804122975 3701614089429057536 n 1