Aksident mes dy veturave në Gjakovë, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për Telegrafin, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40.
"Rreth orës 08:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Meje në Gjakovë (rruga Gjakovë-Ponoshec). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime të lehta trupore", tha ai.
Ai shtoi tutje se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin./Telegraf/
Nga
Telegrafi
19/07/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































