Agjencia Kosovare e Privatizimit ka liruar nga monitorimi ndërmarrjen “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”.
Sipas njoftimit nga kjo agjenci, lirimi nga monitorimi i kësaj ndërmarrjeje ka ardhur si rezultat i përmbushjes së kushteve të kontratës së shit-blerjes nga ana e blerësit.
Me këtë rast është mbajtur një ceremoni rasti të mbajtur në ambientet e ndërmarrjes “Onix spa”, që gjendet në komunën e Istogut, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari i shoqëruar nga zëvendës drejtoresha menaxhuese Valbona Dibra ia dorëzuan blerësit Xhevdet Shoshi edhe formalisht vendimin për lirimin e kësaj ndërmarrje nga monitorimi i AKP-së.
“Ndërmarrja e re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, paraqet një shembull suksesi të privatizimit në Kosovë, falë bashkëpunimit të mirëfilltë në mes Agjencisë dhe blerësit. Me një investim mbi 5 milionë euro të realizuara deri më tani, sot Ndërmarrja e Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, është funksionalizuar dhe është shndërruar në tregim suksesi në realizimin e përmbushjes së investimeve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të saj në fushën e shërbimeve dhe turizmit jo vetëm për brenda Kosovës, por edhe për shtetet për rreth nesh”, deklaroi drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari.
Ndërmarrja e re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix” është privatizuar në vitin 2013 si projekt individual përmes tenderit ndërkombëtar, me çmimin më të lartë të ofruar prej 6,1 milionë euro. Shitja përfshinte tokën me sipërfaqe prej (26 ha e 58 ari dhe 56 metra katror) dhe objekte me sipërfaqe prej 38,834 metra katror dhe të cilat gjenden në Komunën e Istogut.
Blerësi, Xhevdet Shoshi tha se objektet e ndërmarrjes kanë qenë në gjendje jo të mirë, ndërsa ai tha se kanë realizuar investime të shumta për ta rivënë në funksion dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore.
“Është një resor që e kemi ringjallë dhe sot jemi të kënaqur që e kemi funksionalizuar ndërmarrjen me shumë shërbime që ofrojmë tani. Në dispozicion janë 360 shtretër për klientë dhe të gjitha tani janë të rezervuara. Kemi arritur t’i angazhojmë mbi 140 punëtorë dhe t’i krijojmë vende të sigurta pune”, tha Shoshi, duke shtuar se stafit vazhdimisht u ofrohen ligjërata, trajnime për çka kanë të angazhuar këshilltar edhe nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, ndërmarrja vitin e kaluar ka arritur realizim rreth 1 milionë euro, ndërsa për vitin 2016 ai tha se presin mbi 2.4 milionë euro të realizojnë deri në fund të këtij viti, përderisa edhe cilësia e ujit, ushqimit, shërbimeve shëndetësore e shërbime të tjera që ofrohen aty, sipas tij, po vlerësohet shumë si nga klientët, ashtu edhe nga inspektorët gjatë kontrolleve rutinore që bëjnë.
Sipas kontratës së privatizimit, blerësi Xhevdet Shoshi kishte marrë zotime se do të vazhdoj aktivitetin aktual të biznesit, që nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së njëjtë të Ndërmarrjes Shoqërore në banjë shëndetësore dhe hotel dhe se do të mbajë aktivitetin aktual të biznesit deri në përfundimin e periudhës së zotimit në afat kohor prej 3 viteve nga momenti i ratifikimit të Marrëveshjes për shit-blerje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?