LAJMI I FUNDIT:

AKK e akrediton qendrën më të madhe për aftësim profesional në fushën e përpunimit të drurit

AKK e akrediton qendrën më të madhe për aftësim profesional në fushën e përpunimit të drurit

Kompania lider në prodhimin e interierëve dhe mobileve nga druri masiv, pjesë e industrisë me rritje më të madhe në vend, Dekoriti Shpk, njoftoi sot akreditimin e Dekoriti Training Center në profilin e zdrukthëtarisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Qendra është krijuar për të mbështetur zhvillimin e kompetencave dhe inovacionin duke ofruar trajnimin e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve  për t’i dalë në ndihmë rritjes së vazhdueshme dhe të shpejtë të industrisë së përpunimit të drurit.

Dekoriti Training Ceneter integron hapësirat moderne të mësimit me makineri të prodhimit, kabinete të informatikës për modelim/programim/simulim si dhe infrastrukturë përcjellëse për kërkim dhe zhvillimin në një hapësirë prej 2,000 m2.

Në foto: Vendimi i akreditimit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Dekoriti Training Ceneter është një investim thelbësor për rritjen tonë të vazhdueshme,” tha Enver Morina, Drejtor i Dekoriti Shpk. “Industria e përpunimit të drurit është dyfishuar në pesë vitet e fundit, dhe ne jemi të dedikuar për të ofruar një hapësirë trajnimi ​​për të nxitur përparimin tonë, ndërsa ne synojmë të rrisim suksesin e tërë industrisë së përpunimi të drurit  dhe të vazhdojmë të fokusohemi në krijimin e kuadrove të reja për të mbështetur këtë zhvillim.

Kuadrot e reja të aftësuar për punë me teknologji të avancuara prodhimi janë një komponent kyç i secilës kompani prodhimi dhe kjo qendër ​​do të na mundësoj të ofrojmë programe trajnimi me  cilësi të lartë nga ligjëruesit dhe instruktorët , në mënyrë që ata të mund të mbështesin kandidatët në udhëtimet e tyre drejt përvetësimit të njohurive dhe aftësive“.

Qendra është e vendosur përkrah repartit të prodhimit të Dekoriti Shpk dhe kandidatëve u ofron rast unik për të parë nga afër proceset prodhuese në kohë reale.

Qendra avancon aftësinë tonë për të mbështetur profesionistët dhe inxhinierët e rinj ku duhet përmendur edhe mbështetjen e EYE Helvetas Kosovo, duke thelluar aftësitë e tyre teknike në procesin e prodhimit të mobileve ,” tha Riad Durguti – Menaxher Projekti i DTC  “Brenda kësaj hapësire të dedikuar, ne mund të ideojmë dizajne të reja produktesh, të testojmë produkte për cilësinë e tyre dhe të zhvillojmë produkte të reja në mënyrë më efikase dhe efektive.

Në Dekoriti Training Center, pjesëmarrësit kanë akses në teknologji 5 Axis CNC, makina inovative kantimi me Poluritan, makineri klasike, lidhjen e TI-së me softwerin më të avancuar për digjitalizim prodhimi IX IMOS, kabinë për lyerje dhe hapësira tjera përcjellëse.

Hapësira u projektua me mendjen kryesore për shëndetin dhe sigurinë në punë, duke përfshirë një bollëk dritash natyrale dhe sistem të teknologjisë së fundit për aspirim dhe ventilim, tavolina të dizajnuara në mënyrë ergonomike dhe një dhomë të caktuar për ndërrimin e rrobave.

Dekoriti Training Center bashkon përvojën e më shumë se tri dekadave në prodhimin e interierëve me teknologjinë e fundit në procesin e prodhimit dhe angazhohet fuqishëm për ta krijuar mundësi për të gjithë të rinjtë pa dallim që të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme për vetën e tyre dhe komunitetin për rreth.

Për më tepër na ndiqni në Facebook duke klikuar këtu.

Artikull i sponzorizuar