LAJMI I FUNDIT:

AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

AKB paraqet pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon sot konferencën për media lidhur me pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike.

Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të KEDS/KESCO dhe përfaqësuesit e sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor me qëllim të diskutimit lidhur me pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.


Aleanca Kosovare e Bizneseve për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike,

Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka njoftuar dhe ka dërguar shkresë zyrtare tek të gjithë përfaqësuesit e institucionet përkatëse në Kosovë se është koha e fundit që të ndërmerren veprime konkrete në lidhje me keqpërdorimet nga ana e KEDS-it që janë duke u rritur dita në ditë në këto fusha.