LAJMI I FUNDIT:

Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte “topolak dhe aspak atletik”, por tash janë penduar

Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte “topolak dhe aspak atletik”, por tash janë penduar

Harry Kane sot është një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim dhe klubet kryesore evropiane janë vënë në konkurrim për shërbimet e tij.

Mirëpo, si fëmijë atë e kishte refuzuar Arsenali. Futbollisti i tanishëm i Tottenham Hotspur e nisi karrierën si fëmijë te klubi lokal Ridgeway Rovers, ndërsa në vitin 2001 iu bashkua Topçinjve si tetëvjeçar në Akademinë e të rinjve, mirëpo u largua vetëm pas një sezoni.

(Foto: Twitter)

Ish-drejtori i Akademisë së Arsenalit, Liam Brady, tash ka treguar se klubi kishte refuzuar ta mbante sulmuesin anglez, sepse ishte “topolak dhe aspak atletik”.


Brady ka luajtur për nëntë vite për Topçinjtë (1971-1980) dhe pastaj ishte angazhuar si drejtor i Akademisë së Arsenalit gjatë viteve 1996-2014.

Ai ka treguar se Kane nuk i plotësonte standardet atletike që kërkoheshin asokohe, mirëpo ka pranuar se lëshimi i tij ka rezultuar të ketë qenë një gabim i madh.

(Foto: Getty Images)

“Fatkeqësisht, po. Ai ishte topolak dhe aspak atletik, mirëpo ne gabuam. Madje edhe Tottenhami e ka huazuar te klube më të vogla tre apo katër herë”.

“Mirëpo, me vendosmërinë e tij, ai po ndërton një karrierë të shkëlqyer. Dhe e meriton atë. Ai djalë ka një karakter që e udhëheq drejt përmirësimit të vazhdueshëm”, ka deklaruar Brady për Corriere della Sera.

“Pas (Lionel) Messit, (Cristiano) Ronaldos dhe (Robert) Lewandowskit, vjen ai. Numrat e tregojnë këtë. Ndërsa është vetëm 24 vjeç”, ka shtuar irlandezi.

Menjëherë pas largimit nga Akademia e Arsenalit (2002), atë e provoi Tottenhami, por as ata nuk u bindën nga loja e tij dhe Kane u kthye te klubi i mëparshëm.

(Foto: Getty Images)

Pas angazhimit për disa javë te Watfordi si 11-vjeçar (2004), Spursat ia dhanë edhe një mundësi dhe këtë herë u bindën shefat e akademisë dhe e mbajtën deri në vitin 2009 kur u angazhua për ekipin e parë dhe pastaj për disa sezone ishte i huazuar te disa klube (Leyton Orient, Millwall, Norwich City dhe Leicester City), derisa nisi të zinte vend përfundimisht në ekipin e Tottenhamit nga viti 2013 dhe vazhdon të luajë edhe tani.

Në nëntor të vitit 2015, Arsene Wenger kishte thënë se ishte zhgënjyer me faktin që Arsenali e kishte lejuar largimin e Kane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=a3e2Oaw12dw

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori