Ajo që tifozët e Arsenalit bënë për Xhakën ndaj Chelseat, aq sa është qesharake është njëkohësisht edhe madhështore (Foto)

Arsenali fitoi në 'Derbin e Londrës' ndaj Chelseat me rezultat 3-0.
Në këtë takim nga minuta e parë luajti Shkodran Mustafi, kurse Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 32-të pas lëndimit të Francis Coquelin.
Edhe këtë herë dyshja shqiptare ishin në mesin e më të mirëve në fushë.
Por, ajo që çuditi të gjithë është atmosfera e krijuar nga tifozët e Arsenalit në Emirates. Në momentin kur Xhaka kishte topin në këmbë dhe ishte në gjysmëfushën e Chelseat të gjithë Topçinjtë njëzëri bërtisnin “SHOOT (godit)”.
Pas takimit kjo gjë është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale pasi një gjë e tillë nuk ishte parë, posaçërisht nga tifozët e klubit londinez.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































