LAJMI I FUNDIT:

Ajo është një nga femrat më të pasura në botë dhe vesh të njëjtën pallto për shtatë vjet

Ajo është një nga femrat më të pasura në botë dhe vesh të njëjtën pallto për shtatë vjet

Askush nuk mund t’i thotë asaj se është jashtë modës

Nicky Hilton Rothschild pëlqen të veshë një pallto me print leopardi çdo vjeshtë.


Ditëve vjeshtore, motra e Paris Hilton, Nicky Hilton Rothschild, e njohur në botën e modës, është e lumtur të veshë një pallto me print leopardi për më shumë se shtatë vjet.

Një nga femrat më të pasura në botë nuk kthen kokën pas tendencave të modës dhe vesh vetëm atë që i pëlqen.

Herë me xhinse, herë me pantallona gri, apo çizme – Nickyt i pëlqen të veshë një pallto në këtë model të mrekullueshëm, transmeton Telegrafi.

profimedia

E njëjta gjë ka qenë edhe këto ditë kur ajo doli para pallatit ku jeton në Nju-Jork e veshur me një pallto me print leopardi, një çantë lëkure Marc Jacobs në duar, xhinse të zeza dhe këpucë të sheshta.

Kur Nicky u martua me James, ky çift bashkoi dy familjet më të pasura në Amerikë – Hilton dhe Rothschild.

James Rothschild është burri i dytë i Nicky Hilton dhe ai është një biznesmen jashtëzakonisht i suksesshëm, pasuria e të cilit i kalon 1.3 miliardë dollarë.

Çifti ka tre fëmijë: dy vajza dhe një djalë dhe ata shfaqen kudo bashkë, duke u treguar të gjithëve se si janë një familje harmonike dhe e lumtur.

/Telegrafi/