Ajaxi refuzon ofertën zyrtare të Bayernit për Ryan Gravenberch

Ryan Gravenberch është objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës.
Mesfushori i talentuar holandez ka vendosur të largohet nga Ajaxi në fund të sezonit për të provuar një aventurë të re.
Kontrata e Gravenberch me Ajaxin skadon në verën e vitit 2023 dhe ai nuk ka pranuar vazhdimin e saj, pasi dëshiron të bëj hapin e madh në karrierë.
Bayerni po e kërkon me ngulm lojtarin dhe tanimë ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Ajaxit për të.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka ofruar 15 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ofertë që është hedhur poshtë nga Ajaxi.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































