LAJMI I FUNDIT:

Aivo Orav: Maqedonia ballafaqohet me krizë serioze

Aivo Orav: Maqedonia ballafaqohet me krizë serioze

Institucionet duhet tu shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve, porosit ambasadori evropian Aivo Orav në fjalimin e tij në konferencën e sotme „Dita e integritetit – parandalimi i korrupsionit dhe konfliktit të interesave në njësitë e vetëqeverisjes lokale“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Vendi juaj në këtë moment ballafaqohet me krizë serioze politike, por edhe me krizë sa i përket sundimit të së drejtës, ka deklaruar shefi i Delegacionit të BE në Maqedoni, Aivo Orav, duke shtuar që përpjekjet e shtuara për luftë kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal janë kyçe për përparimin e vendit.


Për fat të keq, ka vlerësuar që vendimi i paradokohshëm i presidentit Ivanov për falje i minon këto përpjekje.

– Sa i përket kësaj të gjithë institucionet shtetërore duhet ti ndihmojnë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në kryerjen e punës së vetë. Megjithatë, qytetarët e këtij vendi me të drejtë presin që institucionet kompetente ta zbatojnë drejtësinë dhe ta luftojnë korrupsionin. Këto institucione nuk duhet tu shërbejnë vetëm interesave të disave, por të të gjithëve, potencon ambasadori evropian, Orav.

Ai po ashtu ka theksuar se për Bashkimin evropian menaxhimi me korrupsionin, parimet demokratike dhe sundimin e të drejtës dhe të drejtat e njeriut është bazë e procesit të zgjerimit të Bashkimit evropian./Telegrafi/