AI për jetën e përditshme tani edhe në serinë e re Galaxy A
Në linjën e re të serisë Galaxy A ju mund të aktivizoni ndihmësin e Inteligjencës Artificiale përmes butonit anësor, duke sjellë një veçori të preferuar nga seria Galaxy S tek më shumë përdorues dhe duke përforcuar vizionin e Samsung për të demokratizuar përvojat më të fundit të inteligjencës artificiale.
Me këtë përditësim, përdoruesit do të kenë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në Gemini, ndihmësin e fuqizuar nga AI i Google, thjesht duke shtypur dhe mbajtur butonin anësor.
Awesome Intelligence në Galaxy A
Seria më e fundit Galaxy A — Galaxy A56 5G, Galaxy A36 5G dhe Galaxy A26 5G — sjell Awesome Intelligence, një paketë veçorish të zgjuara që e bëjnë përdorimin e përditshëm më intuitiv. Me përfshirjen e Gemini dhe aksesin e thjeshtë përmes një gjesti të vetëm, më shumë përdorues kudo në botë mund të përfitojnë nga përvoja mobile e avancuar që Samsung ofron.
Inteligjencë që punon për ju
Përmes integrimit të veçorive të avancuara të inteligjencës artificiale, seria e re Galaxy A transformon mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me telefonin e tyre, duke e kthyer atë në një ndihmës të vërtetë të përditshmërisë.
Tashmë, me qasjen e shpejtë në ndihmësin Gemini, përdoruesit mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh që i ndihmojnë të përmbushin detyra të përditshme me lehtësi dhe efikasitet.
Ata mund të kontrollojnë menjëherë agjendën personale, të gjejnë restorante pranë vendndodhjes së tyre, të kërkojnë informacione të ndryshme në internet, apo edhe të marrin rekomandime për dhurata, aktivitete apo vende për të kaluar kohën e lirë, të gjitha me një komandë të vetme zanore.
Kjo përvojë e zgjuar shkon përtej veprimeve bazike. Ndihmësi Gemini mund të kryejë veprime komplekse ndër-aplikacionale, duke bashkërenduar funksione të ndryshme në mënyrë të koordinuar dhe të shpejtë.
Për shembull, përdoruesi mund të kërkojë një vend për darkë në Google Maps dhe t’ia dërgojë adresën një miku përmes Messages, pa pasur nevojë të kalojë nga një aplikacion në tjetrin. Gjithçka ndodh në sfond, falë ndërveprimit të avancuar mes aplikacioneve të Samsung, Google dhe aplikacioneve të përzgjedhura të palëve të treta.
Këto veçori e bëjnë Galaxy A më shumë sesa një smartphone e shndërrojnë atë në një partner të mençur që kupton nevojat e përdoruesit dhe ofron zgjidhje të menjëhershme, duke kursyer kohë dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën mobile.
Asistent i zgjuar, ndihmë në moment
Qasja më e shpejtë në Gemini do të thotë se ndihma është gjithmonë gati, qoftë edhe për plane të minutës së fundit. Thjesht duke thënë: “Gjej restorante franceze, miqësore me kafshët dhe me tarracë afër meje”, përdoruesit mund të marrin sugjerime në sekonda dhe t’i ndajnë ato me miqtë, pa shtypur asnjë fjalë.
Me përfshirjen e Awesome Intelligence dhe aksesin e drejtpërdrejtë në Gemini, Samsung i bën përvojat më të avancuara të AI më të thjeshta, më të natyrshme dhe më të disponueshme për të gjithë, çdo ditë.






























