LAJMI I FUNDIT:

AI: Marrëveshja për dërgimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri e paligjshme dhe e pazbatueshme

AI: Marrëveshja për dërgimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri e paligjshme dhe e pazbatueshme

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se: “Individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.

Në një reagim pas njoftimit se udhëheqësit e Italisë dhe Shqipërisë kishin arritur një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane, zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International, tha se personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane janë nën juridiksionin italian. Ajo tha se ligji është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe se migratët nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Agjencia e OKB-së për refugjatët kërkon detaje nga marrëveshja Itali-Shqipëri: Duhet të përmbushen disa standarde
Lexo po ashtu Agjencia e OKB-së për refugjatët kërkon detaje nga marrëveshja Itali-Shqipëri: Duhet të përmbushen disa standarde

Kjo marrëveshje ka të bëjë me rikthimin, një praktikë e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar tashmë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Marrëveshja është e paligjshme, e papërshtatshme dhe duhet të anulohet, tha zonja Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International.


“Italia pretendon se personat e ndaluar do të mbeten nën juridiksionin italian, por realiteti është se marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar ligjet e Italisë, BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për azilkërkuesit, të cilët mund t’u nënshtrohen ndalimeve të gjata dhe shkeljeve të tjera, jashtë kontrollit të autoriteteve të drejtësisë italiane”.

Komisioni Evropian tashmë e ka bërë të qartë se ligji i BE-së për azilin nuk mund të zbatohet jashtë kufijve të bllokut. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kalo në kategori