Dani Ceballos do të qëndrojë në Real Madrid të paktën deri më 30 qershor 2023, kur i skadon kontrata aktuale me klubin.

Ai deklaron se situata mund të ndryshojë duke pasur parasysh se klubi po mendon për një kontratë të re me mesfushorin 26-vjeçar, shkruan gazeta AS.


“Carlo Ancelotti është i kënaqur me zhvillimin dhe angazhimin e Ceballos të paraqitur gjatë përgatitjeve”, thuhet në mes rreshtave të AS.

1002399920

Ancelotti thuhet se i ka thënë Ceballos se nëse vazhdon me punë të tillë, do të avancojë në hierarkinë e ekipit dhe së shpejti do të jetë një nga alternativat kryesore të treshes kryesor të mesfushës. AS i referohet mesfushorëve të Real Madridit, Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.

Ancelotti ishte në dyshim se kë të fuste në 11-shen startuese kundër Almerias pasi vendosi të linte Modricin në stol. Në fund vendosi për dyshen franceze Aurelien Tchouameni - Eduardo Camavinga, por gjithmonë sipas AS, Ceballos është lojtari më i ngjashëm me Modricin dhe këtë e di edhe trajneri italian.

Statusi i Ceballos do të varet nga Marco Asensio, pra nëse ai do të largohet apo jo. Nëse Asensio largohet nga Reali, Ceballos do të jetë “i paprekshëm”.

ceballos asensio

Kujtojmë se Real Madridi e hapi kampionatin spanjoll me fitoren prej 2-1 ndaj Almerias./Telegrafi/

telegrafi sport app