Lennart Karl po shndërrohet pa dyshim në sensacionin e sezonit te Bayern Munich.

Vetëm gjashtë muaj më parë, 17-vjeçari mezi merrte minuta me ekipin e parë, sot ai është titullar i pandashëm dhe një prej lojtarëve më të përfolur të Bundesligës.


Rritja e tij e shpejtë ka bërë që krahasimet me legjendat e futbollit të nisin shumë herët. Por çfarë mendon vetë adoleshenti për zhurmën që po krijohet rreth tij?

Pas ndeshjes ndaj Freiburgut, në intervistën për Sky, Karl u pyet drejtpërdrejt për krahasimet me Lionel Messin. “Diamanti” i Bayernit qëndroi me këmbë në tokë dhe dha një përgjigje modeste.

“E kanë thënë të tjerët – unë s’mund ta krahasoj veten me Messin. Messi është në nivelin më të lartë dhe ka ende një rrugë të gjatë për të arritur aty”.

Ai shtoi edhe diçka që e bën edhe më të qartë respektin e tij për ikonën argjentinase: “Ai është idhulli im”.

Karl ndërkohë po e ëndërron një ftesë nga Gjermania për Kampionatin Botëror 2026./Telegrafi/

telegrafi sport app