Agjenti i Theo Hernandez u takua me Milanin sot dhe këmbëngul se ata "nuk folën për një rinovim të kontratës, por lojtari dëshiron të mbetet dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re".

E ardhmja e mbrojtësit të majtë u vu në dyshim pasi trajneri Paulo Fonseca kritikoi ashpër lojtarët për qëndrimin e tyre në ndeshjen kundër Crvena Zvezda në mesjavë.


Theo Hernandez më pas nuk startoi në barazimin 0-0 të mbrëmshëm në Serie A me Genoan, ku në vend të tij luajti Alex Jimenez, duke konfirmuar se ai kishte qenë objektivi kryesor fjalimit të trajnerit.

theo hernandez 2

Sot agjenti Manuel Garcia Quilon fluturoi për një takim me Milanin dhe foli për mediat teksa largohej nga selia e klubit.

“Ne nuk folëm për një rinovim të kontratës, por për çështje fiskale”.

“Synimi është shumë i qartë, që ai të mbetet dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re. E kemi thënë shumë herë”, deklaroi Quilon. /Telegrafi/

telegrafi sport app