LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë

Ahmeti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e parakohshme për të cilat këmbëngul opozita nuk janë zgjidhje për këtë situatë në të cilën gjendet vendi.

“Mendoj që zgjedhjet nuk janë zgjidhje në këtë situatë, mendoj që para nesh ka detyra shumë më të rëndësishme, ne kemi filluar skriningun dhe duhet të vazhdohet bisedimet për integrimin në BE, në këtë proces nuk duhet të ketë unitet etnik dhe ndëretnik sepse bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit dhe gjeneratave të reja dhe të gjithë duhet të investojmë në këtë ardhmëri”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërkohë i pyetur për zgjerimin e Koalicionit qeveritarë me përfshirjen edhe të ASH-së, Ahmeti me përgjigje:


“E para kjo nuk ka të bëj me interesat e ngushta partiake, thjesht ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik të përcaktuar për proceset evropiane. Zoti Kovaçevski është në bisedime me kreun e Aleancës, akoma nuk është biseduar për detaje, me rëndësi që palët kanë shpreh vullnet për një proces që do unifikim dhe koordinim.

Nuk është biseduar për ministritë, këto detaje nuk janë biseduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, pas Akademisë solemne me rastin e 28 Nëntorit.

“Është ditë e shënuar, një ditë ku përkujtohen të gjithë ata që kanë kontribuar dhe derdhur gjakun për këtë flamur dhe shqiptarët gjithandej sot festojnë dhe të gjitha takimet që bëhen janë në përurim të kësaj dite për të gjithë njerëzit”, u shpreh Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori