LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Marrëveshja e Përzhinos duhet të mbrohet (Video)

Ahmeti: Marrëveshja e Përzhinos duhet të mbrohet (Video)

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 ka folur për mundësitë e krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i BDI-së në pyetjen se a i beson LSDM-së, është përgjigjur: ”Unë ju besoj akteve të shkruara në letër se fjalët i merr era” ka thënë Ahmeti.

Në pjesën për intervistën e Nikolla Gruevskit, Ali Ahmeti ka thënë se urrehet nga maqedonasit. Ahmeti e përmendi edhe një takim me Branko Cërvenkovskin i cili i ka treguar se populli maqedonas e urren.


Ahmeti ka thënë se deri tani askush nga BDI nuk ka biseduar as me OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në. Për këtë Ahmeti ka thënë se sipas statutit të partisë, vetëm ai mund të bëjë negociata.

Kryetari i BDI-së ka thënë se OBRM-PDUKM ka më shumë kapacitete se LSDM e Zoran Zaev.

Ahmeti ka thënë se në mes opsioneve për BDI-në qëndron edhe qëndrimi në opozitë, pavarësisht se ka më shumë deputet se partitë tjera shqiptare.

Ai tha se të gjithë opsionet e mundshme janë për krijimin e qeverisë së re. ”Le ta dijë opinioni se edhe unë jam në hall të madh.” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se për rastet e rënda gjyqësore do të kërkojnë ri-shqyrtim dhe do të kërkojnë që gjyqësia të del në shesh pasi ata janë të burgosur pa fakte dhe argumente.

”Të gjithë forcat duhet të mbrojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Do ta provojmë a ka prodhuar zgjidhje kjo marrëveshje por duhet të mbrohet nga të gjithë partitë nënshkruese” tha në fund të emisionit Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori