Ahmeti paralajmëron përballje të reja dhe "vendime të paparashikuara" (Video)

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ahmeti tha se Kuvendi Zgjedhor i së dielës është rezultat i një pune të shkëlqyer, zhvilluar në respektim të vlerave njerëzore dhe të vullnetit e mendimit të të gjithë anëtarëve të përfshirë në proces.
Kryetari i BDI-së paralajmëroi edhe vendime politike të paparashikuara që mund të dalin jashtë programit partiak.
Në fjalën e tij përpara kuvendarëve të Degës së BDI-së në Tetovë, Ahmeti tha se vendi është i përfshirë në probleme që kërkojnë zgjidhje dhe guxim, ndaj dhe paralajmëroi “përballje të reja”.
“Unë nuk dua të flas tani se cilat do të jenë ato përballje, por mjafton që të gjithë ta dinë se vendi po përballet me një varg problemesh që kërkojnë zgjidhje dhe guxim. Zgjidhje që mund të jenë të paparashikuara dhe jashtë programit tonë”, tha Ahmeti. /Almakos/



















































