Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pa një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rajoni nuk do të jetë i qetë dhe nuk do të ketë rehati.
Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.
“Pa një marrëveshje Kosovë-Serbi, asnjëra nuk mund të përparojë tutje, por njëherësh do të jetë një gur në qafë edhe për rajonin, sepse ky është edhe problem i rajonit. Pa zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi nuk mund të kemi një rajon të qetë, nuk mund të kemi rahati. Prandaj, mendoj që duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Ahmeti në RTK.
Sipas tij pas hapjes së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut komuniteti ndërkombëtar do të jetë shumë më i angazhuar për ta përmbyllur edhe këtë çështje.
Ahmeti ka folur edhe për raportet e tij me lidershipin e Kosovës, për të cilët ka thënë se historikisht ka pasur komunikim me ta pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në qeverisje.
Ahmeti ka thënë se gjatë 20 vjetëve të përvojës së tij politike në Maqedoni asnjëherë nuk është tradhtuar dhe as nuk është zhgënjyer nga marrëveshjet që janë bërë me Bashkimin Evropian dhe me SHBA-të e NATO-n. Prandaj, ai nuk sheh skepticizëm nga BE as tani me rastin e miratimit të propozimit francez.
“Asnjëherë nuk jam tradhtuar dhe as nuk jam zhgënjyer nga marrëveshjet që i kemi bërë me BE-në, dhe as me SHBA-të e NATO-n, por kjo varet se si bashkëbiseduesit i shohin zhvillimet dhe zgjidhjen e problemeve. Unë nuk kam arsye që të jem mosbesues për këtë çështje”, ka thënë ai.
I pari i BDI-së nuk ka dashur të komentojë për atë se politikanët dhe qytetarët në Kosovë shpesh janë ndjerë të tradhtuar nga BE.
“Nuk jam pjesë e procesit në Kosovë. Nuk di si zhvillohen proceset. Mund të flasë vetëm për proceset e Maqedonisë së Veriut, sepse këtu jam pjesë e procesit. Asnjëherë nuk jam vendosur me shpatulla për muri: ‘o bëje këtë ose s’ka lëvizje përpara’, por edhe Brukseli edhe Uashingtoni e edhe NATO përherë më kanë sugjeruar se këto janë standardet tona, këto janë përcaktimet e tona ju zgjidhni e merrni”, është shprehur Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë