Ahmeti njofton se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane

6:"Shpend
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane "Ketrushët".
Në shkrimin e bërë në Facebook, Ahmeti ka thënë se me hapjen e këtij konkursi përgatitemi për hapjen e çerdhes në lagjen e përmendur më lartë.
Ai ka bërë të ditur se pas çerdhes në Tophane do të jetë radha e çerdhes në lagjen Kalabria.
"Çerdhja e rindërtuar te blloku përfundon brenda tetorit, ndërsa në planifikim janë Kolovica dhe çerdhja e re në Dardani", ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































