LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Mos ndjellni urrejtje, lufta politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda

Ahmeti: Mos ndjellni urrejtje, lufta politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda
Foto: Arkiv

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se duhet të kërkohet hetim e përgjegjësi për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, ndërsa ka kërkuar nga të gjithë që të mos ndjellin urrejtje e ndasi.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje që të qëndrojnë të gjithë afër familjes e cila ka humbur djalin, ndërsa theksoi se lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda.

Prokuroria nis hetimet për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve
Lexo po ashtu Prokuroria nis hetimet për rastin e vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve
“]


Lexoni të plotë postimin e tij:

“Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi.

Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome.

Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq.

Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda.

Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcën me përballu këtë humbje të madhe. /Telegrafi/

Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori